Ngritet padi penale kundër udhëheqësisë së Feni Industri për vepra penale “bashkëpunim kriminel”

Shoqata e avokatëve Apostollski si përfaqësues ligjor i BSGR, aksionarin pakicë në Kuniko Resursis, grupacion në pronë të cilit është Feni Industri, ngrit padi penale kundër udhëheqësisë së Feni Industri për vepra penale “bashkëpunim kriminel”, “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit”, “mashtrim”, “dëmtim apo privilegjim të kreditorëve”, si dhe  veprime të tjera të shumta me të cilat i është shkaktuar dëm në BSGR dhe palëve tjera të përfshira.

“Fillojmë me procedurë penale kundër drejtorit kryesor ekzekutiv të Feni Industri, Jusuf Mirakhmedov i cili me vetëdije e ka shfrytëzuar detyrën zyrtare dhe autorizimin për fitim të dobisë pronësore për vete dhe persona të tjerë, mashtrim me përmasa të mëdha, dhe mjetet e fituara në mënyrë të tillë kriminele përmes qarkullimeve ilegale me para ua ka fshehur lokacionin dhe lëvizjen, me çka ka bërë rast klasik të larjes së parave”, theksojnë nga Shoqata e avokatëve Apostollski.

Në mënyrë shtesë, shtojnë ngritëm procedurë si bashkëpunëtorë, kundër drejtorit të përgjithshëm ekzekutiv, Jusuf Mirakhmedov dhe pronares, paraprakisht menaxhere e Logjistikës së re Nadica Anatasova-Karbanova.

LEXO: Hapet procedurë falimentuese për “Feni Industri”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button