Gruevski e kërkoi pasaportën që të takohet me Orbanin

Thirrja për takim i kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban është njëra nga arsyet e liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski që t’i kthehet pasaporta nga Gjykata e Apelit, njofton Portalb.mk.

Gruevski sot duheshe të paraqitet në seancën publike por, avokatët e tij njoftuan se pasaporta i duhet për takime zyrtare, kurse me masën e kujdesit i kufizohet liria e lëvizjes duke iu bërë degradim politik të njëjtit. Ata thanë, se me marrjen e pasaportës së Gruevskit pamundësohet edhe funksionimi normal i tij.

“Nuk është mirë për shtetin që të ketë opozitë të margjinalizuara”, është shprehur pala mbrojtëse.

Nga Prokuroria Speciale Publike, e cila edhe ka dërguar kërkesë tek Apeli për parashtrim të masës së paraburgimit ndaj Nikolla Gruevskit, në lidhje me deklaratat e avokatit mbrojtës të Gruevskit shprehen se ato më shumë janë deklarata politike sesa argumente juridike.

Ndryshe, nga 3 korriku Gruevski është pa pasaportë pasi që PSP për të njëjtin ka në ecuri katër lëndë hetimore. PSP për Gruevskin ka kërkuar edhe paraburgim nën veprën penale “parregullsi zgjedhore” në rastin “Titanik”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button