Ja sa është dallimi i votave në komunat shqiptare (FOTO)
Sipas 100% votave të numëruara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve shihet se fitorja më e ngushtë ka qenë në Komunën e Çairit për 210 vota dallim, ndërsa fitorja më bindëse në Komunën e Likovës për 2081 vota dallim, njofton Portalb.mk.
Në vazhdim mund t’i shihni dallimet e të gjitha komunave me shumicë shqiptare se kush për sa vota më shumë ka fituar:
Në Komunën e Gostivarit për Arben Taravarin kanë votuar 16.920 votues, ndërsa për Nevzat Bejtën të BDI-së 15.955 votues që do të thotë se Arben Taravari nga Aleanca e Shqiptarëve fitoi për 964 vota.
Visar Ganiu nga BDI-ja në Çair fitoi për vetëm 210 dallim, duke e mundur kundërshtarin e tij të Lëvizjes Besa, Zeqirija Ibrahimin. Visar Ganiu fitoi gjithsej 13.886 vota, ndërsa Zeqirija Ibrahimi 13.676 vota.
Në Tetovë kandidatja e BDI-së Teuta Arifi fitoi për 1.014 vota dallim. Ajo fitoi 18.110 vota, ndërsa kundërshtari i saj Bilall Kasami i Lëvizjes Besa fitoi 17.096 vota.
Në Komunën e Strugës, Ramis Merko nga BDI-ja arriti ta mund kundërshtarin e tij nga Aleanca e Shqiptarëve, Ziadin Selën për 791 vota. Ramis Merko fitoi gjithsej 13.927 vota, ndërsa Ziadin Sela 13.137 vota.
Në Dibër kandidati i BDI-së, Ruzhdi Lata arriti ta fitojë komunën për 512 vota dallim. Ai mori gjithsej 4.430 vota, ndërsa kundërshtari i tij nga Aleanca e Shqiptarëve 3.918 vota.
Në Komunën e Bogovinjës Albion Xhemaili nga Aleanca e Shqiptarëve fitoi për 1.039 vota. Ai fitoi 6.426 vota, ndërsa kundërshtari i tij fitoi 5.387 vota.
Në Komunën e Sarajit, Blerim Bexheti nga BDI-ja fitoi për 944 vota më shumë. Ai fitoi gjithsej 8.896 vota, ndërsa kundërshtari i tij i Lëvizjes Besa, Bashkim Bakiu fitoi 7.952 vota.
Në Komunën e Vrapçishtit, Isen Shabani nga Aleanca për Shqiptarët fitoi për 458 vota dallim. Ai fitoi gjithsej 5.642 vota, ndërsa Gajur Rushiti nga BDI-ja 5.184 vota.
Në Komunën e Studeniçanit fitoi kandidati i PDSH-së, Azem Sadiki për 424 vota dallim. Ai fitoi gjithsej 4.161 vota, ndërsa kundërshtari i tij Rexhep Memedi nga Lëvizja Besa fitoi 3.737 vota.
Në komunën e Tearcës, Isen Asani nga BDI-ja arriti ta fitojë komunën për 516 vota. Ai fitoi gjithsej 4.686 vota, ndërsa kundërshtari i tij Amir Elezi i Lëvizjes Besa fitoi 4.170 vota.
Komunën e Likovës do ta udhëheq për katër vitet e ardhshme Erkan Arifi i BDI-së i cili fitoi për gjithsej 2081 vota. Ai fitoi 6.656 vota, ndërsa Shaban Zendeli nga Lëvizja Besa fitoi 4.575 vota.
Komunën e Zhelinës për katër vitet e ardhshme do ta udhëheq kandidati i Lëvizjes Besa, Blerim Sejdi i cili fitoi për 344 vota. Ai fitoi gjithsej 5.443 vota, ndërsa kundërshtari i tij i BDI-së Fatmir Izairi 5.099 vota.
- LEXO: Në rrethin e dytë zgjedhor në Maqedoni 12.284 fletëvotime të pavlefshme
- LEXO: OSBE/ODIHR do të jep vlerësimin për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedonia
- LEXO: KSHZ: Rezultatet nga numërimi 100% i votave (FOTO/VIDEO)
- LEXO: Taravari: Prej tani në Gostivar do të jetohet në liri
- LEXO: Azem Sadiku: Unë jam kryetar i të gjithëve (VIDEO)
- LEXO: Ganiu: Bashkë me qytetarët do të menaxhojmë komunën e Çairit (VIDEO)
- LEXO: ASH- BESA shpallin fitore në Gostivar
- LEXO: Ahmeti shpalli fitoren në dhjetë komuna shqiptare (VIDEO)
- LEXO: Çair, atmosferë festive në sheshin Skenderbej, feston BDI (VIDEO)
- LEXO: Mbyllen vendvotimet, dalja e votuesve deri në orën 17:00, krahasimi me rrethin e parë (FOTO/ VIDEO)
- LEXO: Dalja e votuesve deri në orën 13:00, ja krahasimi me rrethin e parë (FOTO/ VIDEO)
- LEXO: Dalja e votuesve deri në orën 10:00, ja krahasimi me rrethin e parë (FOTO/ VIDEO)