Papa mesazh BE-së: Bashkohuni nëse dëshironi të ardhme

Papa Françesku në një fjalim për Evropën ka kërkuar nga Bashkimi Evropian ta rikthejë “ndjenjën e të qënit një komunitet i vetëm”, nëse dëshirojnë të ardhme dhe drejtësi.

Ai foli në një konferencë në Vatikan ku morën pjesë edhe zyrtarë të lartë nga Bashkimi Evropian.

“Një Bashkim Evropian, që nuk arrin ta rikthejë ndjenjënn e të qenit komunittet i vetëm, do të humbasë njërën nga sfidat më të mëdha në histori, por do ta humb edhe të ardhmen”, deklaroi Papa, transmeton Lajmi.net.

“Agjendat e veçanta nacionaliste rrezikojnë ta prishin ëndrrën e themeluesve të Evropës”, tha ai.

Ky fjalim erdhi pas shpalljes së pavarësisë nga Katalonia, por edhe disa kohë pasi Britania u largua nga Bashkimi Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button