Udhëzim për votim në zgjedhjet lokale

Për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të cilat do të mbahen nesër, votuesi vetëm një herë mund të paraqitet në vendvotimin për realizim të së drejtës së tij votuese.

Pas ardhjes në vendvotim, qytetarit fillimisht i verifikohet gishti i madh i dorës së djathtë me UV llampë që të shikohet nëse ka gjurmë nga UV lëngu pa ngjyrë, dhe më pas votuesi nënshkruhet në certifikatën e Listës zgjedhore.Fletëvotimi griset nga blloku sipas radhitjes numerike, i vendoset vulë dhe pastaj i jepet votuesit.

Para se të drejtohet drejt paravanit për votim votuesi spërkatet me sprej pa ngjyrë

Votimi realizohet në mënyrë sekrete, pas paravënit.

Zgjedhësi votimin për zgjedhje të kryetarit të komunës e realizon në mënyrë të tillë që e rrethon numrin rendor para emrit dhe mbiemrit të kandidatit për të cilin është përcaktuar.

Fletëvotimin e palosur votuesi e vendos në kutinë e shënuar adekuate për votim.

Votimi për person tjetër është i ndaluar, përveç në rastet e parapara në nenin 112 nga Kodi Zgjedhor, gjegjësisht votuesi i cili ka mangësi fizike ose është analfabet dhe për atë qëllim nuk mund të votojë në mënyrë të konfirmuar me këtë Kod, me vete ka të drejtë të sjellë person i cili do t’i ndihmojë gjatë votimit. Nëse votuesi nuk sjellë me vete ndonjë person i cili do t’i ndihmojë gjatë votimit, atëherë këshilli zgjedhor do të caktojë një person tjetër nga radha e votuesve.

Personi i cili do t’i ndihmojë personit tjetër gjatë votimit nuk guxon të jetë nga radha e anëtarëve të këshillit zgjedhor, përfaqësuesve të bartësve të listave ose nga vëzhguesit. Personi nuk guxon të ndikojë mbi vendimin e votuesit, ndërsa gjatë votimit mund t’i ndihmojë më së shumti dy votuesve të cilët kanë me mangësi fizike ose janë analfabet. Kjo mënyrë e votimit shënohet në procesverbalin numër 16.

Për shkak të sigurimit të fshehtësisë së votimit, në ditën e zgjedhjeve në vendvotimet, përfaqësuesit e autorizuar të bartësve të listave, vëzhguesit e autorizuar, anëtarët e organeve zgjedhore dhe votuesit nuk guxojnë të përdorin aparate mobile, fotoaparate dhe vegla të tjera për incizim të materialit zgjedhor dhe të zgjedhësve kur votojnë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button