Tortë me Mollë (VIDEO)
Një ëmbëlsirë e thjeshtë e përgatitur me mollë të freskëta. Mund ta shijoni me një filxhan kafeje në mëngjes apo pasdite, shkruan Shije.al.
Përbërësit:
- 2 mollë
- gjysmë filxhan çaji gjalpë
- 2 vezë
- 1 gotë sheqer
- 2 gota miell
- 1 lugë çaji sodë buke
- gjysmë luge çaji kripë
- 1 lugë çaji kanellë
- 1 lugë çaji karafil
- sheqer pluhur
Përgatitja:
Qëroni mollët, pastrojini dhe prejini në copa të vogla. Shtoni gjalpin, vezët dhe sheqerin në një tas mesatar. Përziejini mirë me një pirun.
Hidhni miellin, sodën e bukës dhe kripën në një tas tjetër. Shtoni kanellën, karafilin dhe përzierjen me vezë. Shtoni mollët dhe përziejini mirë.
Hidheni përzierjen në një tavë. Piqeni për 1 orë në temperaturën 175 gradë Celcius.
Vendosni një racion në një pjatë për servirje. Servireni me pak sheqer pluhur.