Tilerson: Sundimit të familjes Asad i ka ardhur fundi

Sekretari amerikan i Shtetit, Reks Tilerson sot deklaroi se për presidentin Bashar al Asad dhe familjen e tij nuk planifikohet kurrfarë roli në të ardhmen e Sirisë.

“SHBA-ja dëshiron një Siri të tërë dhe të bashkuar në të cilën Bashar al Asad nuk do të ketë rol në qeveri. Sundimit të familjes Asad po i afrohet fundi. Pyetja e vetme është se si kjo duhet të arrihet”, deklaroi Tilelrson.

Shefi i Departamentit amerikan të Shtetit kumtoi se shkaku i vetëm që forcat e Asadit kanë arritur të bëjnë kthesë lidhur me forcat e luftës, e cila po zgjatë mbi gjashtë vite, ishte “mbështetja ajrore që e morën nga Rusia”.

Tilerson potencoi se Iranit, aleatit të dytë të madh të Damaskut, nuk duhet t’i referohen meritat për fitore ndaj Shtetit Islamik, për shkak se Irani vetë është “imponuar”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button