Është sulmuar ish-sekretari i Ministrisë së shëndetësisë, Ilir Tolaj
![](https://i1.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2015/04/Policia-e-Kosov--s1.jpg?fit=640%2C356&ssl=1)
Ish- sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, Ilir Tolaj, është sulmuar sot në qendër të Prishtinës.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Florie Ahmeti, e konfirmoi incidentin i cili ka rezultuar me dy persona të arrestuar nën dyshimin për kryerje të sulmit.
“Rreth orës 14:00 ka ndodhur një rrahje në rrugën Rexhep Luci”, tha Ahmeti.
Deri më tani ende nuk dihet se kush e ka kryer veprën, ndërsa sipas Ahmetit, policia është duke e hetuar rastin.