Kryetari i Gjykatës Penale Ribarev pasi “sëmuret” jep edhe dorëheqje

U.d. kryetari i Gjykatës Penale të Shkupit Stojançe Ribarev dha dorëheqje nga funksioni për shkaqe personale, konfirmoi sot Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë.

“Më 25.10.2017 u.d. Kryetari i Gjykatës Penale Shkup 1 Stojançe Ribarev deri te Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë dorëzoi njoftim me shkrim se jep dorëheqje të funksionit dhe pas shkarkimit të tij të vazhdojë ta kryejë funksionin gjykatës në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë. Sipas pohimeve në njoftim, shkaqet për dhënien e dorëheqjes janë të natyrës personale”, theksohet në kumtesën e Këshillit Gjyqësor të RM-së.

Këshilli Gjyqësor paralajmëron se në afat më të shkurtër do të caktojë edhe do të mbajë seancë lidhur me këtë çështje.

Ribarev paraprakisht, më 20 tetor e ka informuar Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë se nga dita e njëjtë ndodhet në pushim mjekësor dhe në zëvendësim të tij do të jetë gjykatësja Diana Gruevska Ilievska.

Stojançe Rubarev e kryente funksionin u.d. kryetar i Gjykatës Penale Shkup nga maji i vitit të kaluar.

Ndryshe, më herët nga Gjykata Penale konfirmojnë për Sdk.mk se u.d. kryetari i Gjykatës Themelore Shkupi 1 Stojançe Ribarev ka qenë në pushim mjekësor. Deri sa mungon atë do të zëvendësojë gjykatësja Dijana Gruevska- Ilievska, shkruan Sdk.mk, njofton Portalb.mk.

Ribarev ka qenë në marrje në pyetje në Prokurorinë Speciale Publike (PSP) në lidhje me procedurën parahetimore për paraqitjen e dëshmive jashtë nga Gjykata, në dobi të të dyshuarve dhe personave të akuzuar nga kjo Prokurori. Nuk dihet se në PSP a ka qenë i ftuar si dëshmitar ose si i dyshuar i mundshëm.

Me pesë tetor kur Katica Janeva doli të kryej bastisje në kompjuterin personal me AKMIS në zyrën e kryetarit, vetë Ribarev u deklaroi kolegëve se gjykatësit e kanë lejuar prokuroren speciale të merr si dëshmi çfarë i nevojitet. Gjatë kohës së bastisjes Ribarev ka qenë në punë.

Atë ditë Janeva me detyrë të nënshkruar nga gjykatësi i procedurës paraprake të Gjykatës Themelore Shkupi 1 ka kryer bastisje edhe në zyrën e të dyshuarit ish-kryetar i Gjykatës Themelore Shkupi 1 Vlladimir Pançevski. Ajo gjithashtu kreu bastisje edhe në shtëpinë e Pançevskit.

Sdk.mk. bën të ditur se marrja në pyetje e Ribarevit u bë prej kur Janeva dhe ekipi i saj i hetuesve siguruan dëshmi për keqpërdorim të mundshëm në sistemin për shpërndarjen elektrike të lëndëve gjyqësore. I dyshuar në këtë rast për dhënie të sekretit zyrtar dhe për keqpërdorim të lëndëve që i kanë shpërndarë me dorë, siç tha Janeva është personi “Vlladimir Pançevski”.

Ribarev është në pushim mjekësor pikërisht prej kur Këshilli Gjyqësor i Repartit për Krim të Organizuar të Gjykatës Themelore Shkupi 1 duhet që sa më shpejt ta kompletojë lëndën për rastin “Fortesa” dhe “Target” për përgjime joligjore ku të akuzuar janë Goran Grujoski dhe Nikolla Boshkovski.

Shpejtësia është e nevojshme që të ekstradohen sa më shpejt të jetë e mundur këta dy refugjatë nga ligji, të cilët aktualisht janë në Selanik të Greqisë, ku po gjykohen për falsifikim të dokumenteve të udhëtimit ku ata donin të ikin për në Hungari.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button