Ukraina, Rusia, Bullgaria dhe Turqia viktima të kiber-sulmit me virusin “Bed rebit”

Kompani transportuese, media dhe institucione shtetërore në Ukrainë, Rusi, Turqi, Bullgari dhe vende tjera ishin cak i kiber-sulmeve me virusin kompjuterik “Bed Rebit” (Bad rabbit).

Sipas kumtesës së firmës për siguri kompjuterike ESET, mes rrjeteve të hakuara janë ato të aeroportit në Odesa, Ministrisë ukrainase të Infrastrukturës, redaksitë e agjencisë informative ruse Interfaks.

ESET ka regjistruar qindra sulme me virusin “Diskoder.D – Diskcoder.D Bad Rabbit)”, i cili është modifikim i ri i virusit “retua”. Versioni paraprak i “Diskoder” është përdorur gjatë sulmit hakerik në qershor të këtij viti.

Paraprakisht, firma për kibersiguri “Laboratoria Kasperski” kumtoi se suolmi me Bad Rabbit është i orientuar kundër rrjeteve korporative.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button