Pse u përjashtua Saimir Tahiri nga grupi i PS? Ja çfarë thotë ish-ministri
Ish-ministri i Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi deklaroi se heqja e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri nga çdo strukturë e PS-së u bë për t’i hapur rrugë hetimeve të prokurorisë. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në “News24”, Çuçi komentoi vendimin e djeshëm të kryeministrit Edi Rama, njëherësh kreu i socialistëve, ndërsa e justifikoi këtë veprim për mosintimidim të organit të akuzës.
“Tahiri u nxor jashtë për të mos intiminuar prokurorinë për vazhdimin e hetimit. Që mos të intimidohet prokuroria u bë, pasi është ndryshe ku hetohet një deputet apo një njeri me post të lart në PS”, tha Çuçi.
Mes të tjerash Çuçi i doli në mbrojtje qëndrimit të ashpër që kryeministri pati ndaj Prokurorisë së Krimeve të Rënda, që sipas këtij të fundit ky institucion nuk ka lëvizur gishtin për asnjë çështje.