Tetë vende kërkojnë nga Mogerini ndërprerjen e propagandës ruse në Ballkanin Perëndimor

Tetë shtete evropiane nënshkruan letër deri te përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini, me të cilën kërkojnë të ndërpritet propaganda ruse, veçanërisht në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Letra, e cila është dërguar para dhjetë ditëve, është nënshkruar nga ministritë e jashtme të Kroacisë, Republikës së Çekisë, Letonisë, Lituanisë, Polonisë, Rumanisë, Suedisë dhe Britanisë së Madhe, shkruan gazeta “Jutarnji list” duke theksuar që pasqyrë në letrën ka pasur portali i Brukselit “BEobserver “.

Këto vende kërkojnë që Shërbimi evropian për  veprim të jashtëm (EEAS) dukshëm t’i zgjerojë aktivitetet gjatë shkatërrimit të propagandës nga Rusia, veçanërisht në rajonin e Evropës Jugore dhe Ballkanit Perëndimor.

Theksohet se në letër janë treguar pohimet se “janë përballur me fushatë intensive për dezinformim, të cilën e zbaton një vend i tretë (Rusia), dhe për këtë kanë nevojë urgjente për përforcim e mëtejshëm të kapaciteteve të StratKom BE-së”.

Gazeta kroate përkujton se Zyra e StratKom është themeluar pranë  BE-së, me vendim të mbështetur nga të gjithë anëtaret, me qëllim që të zbulohen dhe përgënjeshtrohen të pavërtetat të cilat për BE-në i përhap Rusia.  Në letër kërkohet të fillojnë të punojnë me kapacitet të plotë edhe dy filiale të BE-së  StratCom-it – për Jugun dhe për Ballkanin Perëndimor. StratCom është formuar para dy viteve me një vendim të Këshillit Evropian dhe vepron në kuadër të EEAS-së. Disa diplomatë besojnë se kjo u themelua kryesisht për shkak të rolit të kryetarit të Këshillit Evropian Donald Tusk, derisa Mogerini as atëherë kurrë nuk ka treguar ndonjë interes të madh për këtë.

BE kërkon financim më të madh dhe mjete të mjaftueshme, që të mund të investohet në teknologji inovative.

Sipas pohimeve të portalit të Brukselit, StratKom përmes Tuitter dhe rrjeteve të tjera sociale po përpiqet t’i përgënjeshtrojë dezinformatat  ruse dhe të promovojë ndjekje pozitive përmes veprimit të BE-së në territorin e ish-Bashkimit Sovjetik. StratCom ka rreth 30.000 ndjekës në Tuiter.

Për StratKom punojnë vetëm 14 persona, prej të cilëve 10 janë diplomatë nga shtetet anëtare të BE-së. Në departamentin për Ballkanin Perëndimor punojnë edhe dy diplomatë ndërsa gjashtë në Departamentin jugor i cili kryesisht merret me fushata kundër islamizimit radikal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button