Kosovë, në balotazh nuk shkojnë 19 komuna

Qytetarët e Kosovës, që nga orët e mëngjesit e të sotëm i janë drejtuar kutive të votimit, për të përzgjedhur të preferuarit e tyre për kryetar komune, shkruan Telegrafi.

Në tërë territorin e Kosovës vendvotimet u mbyllen në orën 19:00, e menjëherë kanë filluar rezultatet e para preliminare. Sipas Demokracisë në Veprim, balotazh nuk do të ketë në 19 komuna të Kosovës.

LDK ka fituar pa balotazh në Podujevë, Pejë, Viti, Fushë Kosovë e Lipjan. PDK në anën tjetër ka fituar pa balotazh vetëm në Drenas. Deçani dhe Juniku i përkasin AAK-së qysh në raundin e parë.

Lista Serbe ka fituar pa balotazh në Leposaviq, Novobërdë, Shtërpcë, Zubin Potok, Graçanicë, Ranillug, Partesh dhe Mitrovicë Veriore.

Rufki Suma ka fituar pa balotazh në Han të Elezit, ndërsa Bekim Jashari në Skenderaj. As Mamusha nuk do të hyjë në balotazh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button