Thaçi: Inkurajoj qytetarët për votim masiv

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pasi votoi në qendrën e tij të votimit në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë, u bëri thirrje qytetarëve që të dalin masivisht në zgjedhjet e sotme për kryetarë dhe asambleistë të komunave, shkruan Kallxo.com.

“I uroj qytetarët e Kosovës për këtë ditë të veçantë. I inkurajoj për një votim më masiv, pjesëmarrje aktive e dinamike për këtë proces të rëndësishëm për të ardhmen katërvjeçare”, tha Thaçi.

“Është një fillim i mbarë i ditës së sotëm. Shpresoj që të gjithë mekanizmat do të jenë në krye të përgjegjësive të tyre që edhe ky proces demokratik për Kosovën të përmbyllet suksesshëm”, tha Thaçi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button