Kalifati i IS-it po “shkatërrohet”, thotë Shtëpia e Bardhë

Shtëpia e Bardhë tha se çlirimi i Rakës, bastionit të fundit të madh të militantëve të Shtetit Islamik në Siri, do të hapë një fazë të re në konfliktin afatgjatë atje, transmeton REL.

Zëdhënësja Sarah Sanders tha se rënia e Mosulit në Irak dhe çlirimi i Rakës në ditët e ardhshme e bëjnë të qartë se kalifati i vetëshpallur i grupit ekstremist po shkatërrohet.

Forcat siriane, të mbështetura nga SHBA-ja, kanë thënë të mërkurën se e kanë dëbuar Shtetin Islamik nga Raka dhe se tani po heqin minat tokësore dhe po i pastrojnë rrugët.

Mustafa Bali, zëdhënës i Forcave Demokratike Siriane, tha se po bëhen përgatitje për deklarimin zyrtar të çlirimit të qytetit.

Sanders tha se SHBA do të përqendrohet tani në ndalimin e dhunës në pjesë të tjera të Sirisë.

Ajo tha se presidenti amerikan, Donald Trump, është pranë përmbushjes së premtimit kryesor të fushatës: mposhtjes së Shtetit Islamik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button