Parashtrohen 48 ankesa në KSHZ, më së shumti nga VMRO-DPMNE

Në afatin e paraparë në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve janë parashtruar gjithsej 48 ankesa për procedurën e votimit, përmbledhjes dhe përcaktimit të rezultateve të raundit të parë të zgjedhjeve lokale të cilat u mbajtën më 15 tetor.

Më shumë ankesa ka parashtruar VMRO-DPMNE 45, TMRO dy dhe një Aleanca për Shqiptarët.

KSHZ obligohet që t’i zgjidhë ankesat e kandidatëve për procedurën e votimit, përmbledhjes dhe përcaktimit të rezultateve të votimit, në afat prej 48 orësh nga pranimi i tyre.

Kundër vendimit të KSHZ-së, mund të shtrohet padi në Gjykatën Administrative, në afat prej 24 orësh nga pranimi i vendimit. Gjykata Administrative e Republikës së Maqedonisë, nga ana tjetër, pas ankesës obligohet të sjellë vendim në afat prej 48 orësh pas pranimit të saj.

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale do të mbahet më 29 tetor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button