Vegla “Përzgjedhje lokale” do të jetë në dispozicion edhe në rethin e dytë të zgjedhjeve

Vegla për informin e zgjedhësve  (www.lokalenizbor.mk) do të vazhdojë të jetë në dispozicion të qytetarëve pas raundit të parë të votimit. Përkatësisht, në tre nga pesë komunat e fokusuara ku do të votohet në raundin e dytë, përkatësisht me 29 tetor do të votohen për kryetarë komune në Çair, Rosoman dhe Strugë.

Përveç këtyre komunave, vegla ishte gjithashtu në dispozicion për komunat e Aerodromit dhe Strumicës dhe në këto komuna kandidatët u përzgjodhën që në raundin e parë të votimit.

Në tre javët e fundit, ekipi i Përzgjedhjes Lokale ka bërë më shumë se 30 prezantime në të gjitha komunat e fokusuara, drejtpërdrejt me qytetarët, duke synuar komunitetet urbane, universitetet, nxënësit e shkollave të mesme që kanë mbushur moshën 18 vjeç, pensionistët, etj me qëllim votim në mënyrë të informuar dhe informim më të mire për programet dhe qëndrimet e kandidatëve dhe partive që marrin pjesë në zgjedhjet lokale.

Instituti i Hulumtimeve – Impakt do të publikojë një analizë të të dhënave pas përfundimit të garave zgjedhore.Vegla Përzgjedhja Lokale u krijua nga Instituti për Hulumtime Impakt, me përkrahje financiare të Ambasadës së Mbretërisë të Holandës në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button