Të mërkurën fillon vaksinimi kundër gripit sezonal në të gjithë vendin

Vaksinimi kundër gripit sezonal në të gjithë vendin do të fillojë të mërkurën (18.10) dhe do të kryhet në qendrat shëndetësore publike dhe në njësitë  e tyre rajonale, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Vaksina mbulon të gjitha llojet e virusit të gripit që qarkullojnë në hemisferën veriore, duke përfshirë rajonin Evropian dhe Maqedoninë, e përgatitur sipas rekomandimeve të OBSH-së dhe mbron kundër tri llojeve të virusit të gripit të grupit A dhe një lloji të virusit të grupit B, ndërsa prodhues është Abot nga Holanda.

Vaksinimi është masa e vetme parandaluese mbrojtëse kundër gripit dhe është e rekomanduar për njerëzit mbi 65 vjeç, veçanërisht personat me sëmundje kronike, fëmijët e vegjël nën 3 vjet me imunitet të dobët, punonjësit e shëndetësisë, personat me sëmundje kardiovaskulare dhe respiratore, si dhe në përgjithësi për njerëzit me imunitet të dobët. Vaksinimi kundër gripit nuk është i patjetërsueshëm dhe jepet në bazë vullnetare.

Çmimi i vaksinimit kundër gripit sezonal është 400 denarë, sikurse vitet e kaluara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button