Policia pajisë 670 të rinj më leje të kategorisë ‘M’

670 të rinj nga Tetova dhe Gostivari do të mund të pajisen me kategorinë M për ngarje  të motoçikletave me motor deri 50 kubikë.

Vançe Naumovski drejtues i Sektorit të  komunikacionit tha se të rinjtë  nga mosha 14 deri në 16 vjeç të cilët duan të posedojnë leje të  kategorisë M, duhet të ndjekin një ligjeratë që do të zhvillohet nga ana e instruktorëve të auto-shkollave dhe më pas duhet ta japin testin.

Gjobat për shkelje të rregullave të komunikacionit janë nga 35 euro deri 200 euro.

Inspektori për preventivë dhe siguri në superstradën Tetovë- Gostivar, Muhametali Jakupi tha se gjatë vitit 2011 kanë  ndodhur 23 akisidente me biçikleta, 9 me biçikleta të shoqëruara me motor ndimës dhe 20 aksidente më motor. Nga këto aksidente 3 persona kanë humbur jetën, 10 të tjerë kanë kaluar me lëndime të rënda trupore dhe 20 kanë marë lëndime të lehta.

Nga Sektori për punë të brendshme në Tetovë thonë se qëllimi i këtij aksioni është që gjatë periudhës së ardhshme të ulet numri i aksidenteve në komunikacion nga ana e motoçikletistëve sidomos gjatë stinës së pranverës dhe verë, kur numri i tyre dukshëm rritet.

.

Lajme të ngjashme

Back to top button