BE: Përkushtim për perspektivën evropiane të Bosnjës

Në mbledhjen e sotme të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në Luksemburg, është përsëritur përkushtimi për perspektivën në BE të Bosnjë-Hercegovinës si shtet i vetëm, i bashkuar dhe sovran, përcjell REL.

Ministrat e jashtëm i kanë miratuar konkulzionet ku shprehet keqardhje për “retorikën përçarëse me origjinë në të kaluarën, ndërsa agjenda e zgjedhjeve të parakohshme gjatë muajve të fundit i ka ngadalësuar reformat dhe ka ndikuar në klimën politike” në Bosnjë.

Ministrat, po ashtu, kanë kërkuar që Sarajeva “t’i shtoj përpjekjet për funksionimin dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, luftën kundër terrorizmit dhe parandalimin e radikalizimit”.

Bosnja ka mbetur prapa fqinjëve të vet në rrugën për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Marrëveshja për Asocim ndërmjet BE-së dhe Bosnjë-Hercegovinës ishte nënshkruar në vitin 2008, por ajo nuk kishte hyrë në fuqi deri në vitin 2015, kryesisht për shkak të mungesës së progresit të Bosnjës në reforma.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button