Taylor bëhet shkupjan, në bisedime edhe me dy amerikan tjerë

Basketbollistët e Shkupit në vazhdim të sezonit dhe në pritje të javës së dytë do të jenë të përforcuar edhe me një tjetër basketbollist amerikan. Pas arritjes të Ty Harris, nga KB Shkupi sot kanë njoftuar se tani më në radhët e tyre është inkuadruar edhe Joseph Taylor i cili sezonin e kaluar ka luajtur për ekipin e Djurgarden të Suedisë.

Taylor është i gjatë 203cm, ndërsa luan në pozitat e qendrës. Shkupi dhe amerikani Taylor kanë nënshkruar kontratë një vjeçare, njëjtë sikurse Ty Harris.
Skuadra e Shkupit ka paralajmëruar edhe disa përforcime të tjera, duke përmendur se janë në bisedime me edhe dy amerikan të tjerë, por që duhet pritur deri sa të mbyllen bisedimet.

Në ndeshjen e parë debutuese si anëtar i Ligës së Parë, Shkupi ka pësuar disfatë të ngushtë nga Pelisteri në Manastir, ndërsa ndeshjen e dytë si nikoqire do ta luajë me ekipin e MZT-s, në lagjen e Aerodromit. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button