Menduh Thaçi nuk erdhi në takim te Haxhinasto
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi nuk ka ardhur në takimin me zv/kryeministrin dhe ministrin e punëve të Jashtme të SHqipërisë Edmond Haxhinasto, i cili duhej të realizohet në ora 16 në ambasadën e Shqipërisë në Shkup.
Në vend të Thaçit në takim kanë ardhur sekretari i përgjithshëm i partisë Imer Aliu dhe deputeti i PDSH-së, Zijadin Sela. Në PDSH deri tani nuk kanë sqaruar shkaqet për mosardhjen e Thaçit.
Shkaqet për mosprezencën e liderit të PDSH-së në takim nuk dihen. /gazeta lajm