Hapet Salloni 19:19 në QIK, tërësisht i rinovuar

Në hapësirat e Qendrës informative kulturore në Shkup, solemnisht u promovua Salloni i rinovuar 19:19. Drejtoresha Sermine Purini në hapjen zyrtare  tha se me  këto rinovime QIK-u ka fituar hapësirë të re koncertale dhe se tani më qytetarët dhe artistët  disponojnë me një vend kulti ku do të mund t’i mbajnë koncertet e tyre, promovimet e librave, paraqitjet teatrale dhe perfomansa tjera në nivel dinjitoz. 

‘E shfrytëzoj këtë rast të shpreh falenderimet e veçanta për Fondacionin IMAS të SHBA-ve për donacionin prej shtatë milionë denarëve, mjete të cilat u shfrytëzuan për rinovimin dhe rregullimin e enterierit të sallës, ku janë montuar ulëse të reja, konstruksion tërësisht i ri skenik, është bërë përmirësimi i guacës akustike të Sallonit, është vendosur ndriçimi i ri dhe klimatizimi i hapësirës, ndërsa me mjetet e Qytetit të Shkupit prej 3,5 milionë denarëve është realizuar rinovimi i kulmit, tualetet, garderoberët dhe hapësirat tjera ndihmëse, si dhe rinovimi i foajesë hyrëse në Sallon’ , deklaroi para të pranishmëve drejtoresha Purini.

Kryetari i Shkupit Koce Trajanovski tha se investimi i Qytetit të Shkupit në vlerë prej 3,5 milionë denarë për ndërtimin e kulmit të ri dhe për rregullimin e hapësirave tjera ndihmëse është shumë i arsyeshëm.

‘Këto mjete janë pjesë e programit dhe aktiviteteve për rinovimin e objekteve nga fusha e kulturës në pronësi të Qytetit të Shkupit. Shpresoj se do të pajtoheni që qendra e Shkupit ka fituar një hapësirë të rregulluar moderne me kushte për përjetime intenzive të punës artistike, por edhe skenë për promovimin e edicioneve të reja audio-vizuele, veprave letrare, si dhe për takime tjera me karakter publik’, tha Trajanovski. 

Salloni 19:19 rinovohet për herë të parë që nga ndërtimi i tij në vitin 1967.

Lajme të ngjashme

Back to top button