Zgjedhjet në Shtip dhe Probishtip po rrjedhin qetë

Qetë dhe pa probleme po rrjedhin Zgjedhjet lokale 2017 në 80 vendvotime, informon kryetarja e KKZ-së-Shtip, Senka Andreeva. Sipas kryetarëve të këshillave zgjedhorë jehona në Shtip deri në orën 14 po lëvizë rreth 41 për qind, ndërsa sipas të dhënave të KKZ-së-Shtip deri në orën 13 kanë votuar 36,58 për qind apo të drejtën e tyre e kanë realizuar 15.397 votues të cilët janë në Listën zgjedhore.

Sipas kryetares së KKZ-së-Probishtip, Ana Gjorgjieva deri në orën 13 kanë votuar 36 për qind prej 12.921 votuesve, ndërsa votohet në 41 vendvotime. Ajo nënvizon se votimi po zhvillohet qetë dhe pa probleme teknike.

Të dhënat e ardhshme për jehonën e votuesve komisionet komunale zgjedhore do t’i liferojnë pas orës 17.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button