Në Gostivar, Vrapçishtë dhe Mavrovë-Rostushë votimi filloi me kohë

Në rajonin e Gostivarit votimi filloi me kohë dhe pa vështirësi. Vendvotimet janë hapur në kohën e paraparë dhe këshillat zgjedhor fillaun me punë, informuan tre komisionet komunale zgjedhore.

Në listën zgjedhore për komunën e Gostivarit ka gjithsejt 79.569 persona të cilët do të votojnë në 121 vendvotime.

Në komunën Vrapçishtë sot votohet në 39 vendvotime ku të drejtë vote mund të relaizojnë 25.377 persona.

Në komunën me numër më të vogël në rajonin e Gostivarit, Mavrovë-Rostushë në listën zgjedhore janë regjistruar 9.847 persona të cilët do të votojnë në 39 vendvotime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button