Maqedonia voton, për herë të gjashtë mbahen zgjedhjet lokale

Në Maqedoni sot mbahen zgjedhjet e gjashta lokale pas pavarësisë së vendit. Qytetarët zgjedhin kryetarë dhe këshilltarë të komunave në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit.

Votohet në 3.480 vendvotime, ndërkaq të drejtë vote kanë 1.814.644 votues të cilët mund të deklarohen për 260 kandidatë për kryetarë të komunave dhe 6.627 kandidatë të 372 listave për anëtarë të këshillit.

Nën numrin rendor një në fletëvotim është PSDM-ja, e dyta është Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe RDK, e treta BDI, e katërta Koalicioni për Manastirin – BDI, BESA dhe Aleanca për Shqiptarët.
E pesta Koalicioni Së Bashku për Gazi Babën e kryesuar nga BESA, e gjashta LKM, e shtata VMRO-DPMNE, e teta Lëvizja e Unitetit Ndërkombëtar e Turqve, e nënta Aleanca për Shqiptarët, e 10-ta është TMRO, 11-TA është Partia Demokratike e Turqve , GROM  është e 12-ta, Koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE është 13-ti, BESA E 14-TA, PDSH është e 15-ta, e Majta e 16-tas, PPD e 17-ta, Lidhja e Romëve e 18-ta, ndërsa LSDM-ja e 19-ta.

Listat e kandidatëpve për anëtarë të këshillit dhe listat e kandidatëve për kryetar të komunave, të cilat janë parashtruar nga parashtruesi i njejtë, kanë numër të njejtë rendor në të gjitha komunat.

Vendvotimet do të jenë të hapura prej orës 7:00 deri në orën 19:00. Pas mbylljes së vendvotimeve do të mund të votojnë vetëm personat të cilët në atë moment janë hasur në objektin ku votohet.

Zgjedhjet lokale, sipas Komisionti Shtetëror zgjedhor, do t’i ndjekin 5.011 vëzhgues vendorë dhe 373 të huaj. Akreditime janë dhënë edhe për 294 përkthyes dhe gjashtë gazetarë të huaj.

Dje, një ditë para zgjedhjeve, votuan personat në shtëpitë ndëshkuese-përmirësuese, të zhvendosurit brenda vendit, personat që ndodhen në paraburgim dhe personat e pamundur dhe të sëmurë të cilët e kanë kërkuar atë nga komisionet komunale zgjedhore.

LEXO: Avokati i Popullit ka hapur linja telefonike për të paraqitur shkelje të së drejtës zgjedhore

KKZ, përkatësisht Komisioni zgjedhor i Qytetit të Shkupit rezultatet nga votimi i llogaritë në bazë të procesverbaleve me rezultatet e mbledhura nga vendvotimet dhe i tërë materiali zgjehdor. KKZ, përlkatësisht komisioni zgjedhor i Qytetit të Shkupit rezultatet i konstaton sipas numrit të votave që i kanë marrë listat e kanddiatëve për anëtarë të këshillit përkatësisht për kryetar, në veçanti në bazë të rezultateve të grumbulluara nga këshilalt vendor.

Komisioni shtetëror zgjedhor rezultatet filelstare nga zgjedhjet, të marra me anë elektronike i publikon në mënyrë suksesive, ndërsa rezultatet në bazë të të dhënave nga procesverbalet nga KKZ në afat prej 12 orëve pas përfundimittë zgjedhjeve.

KKZ rezultatet fillestare nga zgjedhjet për anëatrë të këshillit, përkatësisht kryetar, i publikon në afat prej shtatë orëve pas përfundimit të zgjedhjeve në bazë të të dhënave nga këshillat vendor dhe i cekë në tabelën e shpalljeve në komunë dhe i kumton në media.

LEXO: MPB edhe sot do të lëshojë letërnjoftime shkaku i zgjedhjeve

Komisioni zgjedhor i Qytetit të Shkupit rezultatet fillestare nga zgjedhjet për anëtarë të këshillit, përkatësisht kryetar i publikon në afat prej 10 orëve pas përfundimit të zgjedhjeve në bazë të të dhënave nga KKZ për Qytetin e Shkupit dhe i cekë në tabelën e shpalljeve në Qytetin e Shkupit dhe i kumton në media.

Rrethi i dytë i zgjedhjeve mbahet në afat prej 14 ditëve nga dita e përfundimit të rrethit të parë të votimit. Rrethi i dytë do të mbahet në komunat ku asnjë kandidat për kryetar të komunës nuki e ka fituar shumicën e nevojshme të votave, ndërkaq votohet për dy kandidatë të cilët në rrethin e parë kanë fituar më së shumti vota.

Këto janë zgjedhjet e gjashta lokale në Maqedoni pas pavarësisë. Të parat u mbajtën në vitin 1996, më pas në vitin 2000, në vitin 2005, në vitin 2009 dhe të fundit në vitin 2013.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button