OKB: Bie numri i viktimave civile në Afganistan

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) njoftoi se në periudhën nëntë mujore të këtij viti ka rënie në numrin e vdekjeve civile në Afganistan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në raportin e fundit të publikuar nga OKB, thuhet se në periudhën janar-shtator të vitit 2017 në Afganistan kanë humbur jetën 2.640 civilë.

Më tej bëhet e ditur se 5.379 civilë janë plagosur për shkak të dhunës në vend. “Vdekjet civile gjatë periudhës janar-shtator 2017 kanë shënuar rënie për 6 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, qëndron në raport.

Raporti thotë se për 64 për qind të këtyre vrasjeve përgjegjëse janë forcat opozitare.

Rritet numri i civilëve të vdekur nga sulmet ajrore

Në anën tjetër bëhet e ditur se numri i civilëve të vdekur nga sulmet ajrore të kryera nga NATO dhe forcat afgane ka shënuar rritje.

Gjatë periudhës nëntë mujore të këtij viti, sipas raportit, nga sulmet kanë humbur jetën 205 civilë ndërsa 261 janë plagosur.

Shumica e të vdekurve nga sulmet ajrore janë gra dhe fëmijë.

Për 38 për qind të vdekjeve nga sulmet ajrore përgjegjëse janë forcat e NATO-s në Afganistan, kurse për vdekjet tjera forcat ajrore afgane.

Në anën tjetër që nga muaji gusht kur presidenti amerikan Donald Trump shpalosi strategjinë e re, avionët ushtarakë të SHBA-ve intensifikuan sulmet ajrore ndaj grupeve terroriste.

Avionët ushtarak të cilët në muajin gusht hodhën 503 bomba, në muajin shtator kryen 751 bombardime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button