Çiçakovski: Zgjedhjet korrekte dhe demokratike janë kusht për përparimin e mëtutjeshëm të Maqedonisë

Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) Aleksandar Çiçakovski u bëri thirrje të gjithë pjesëmarrësve në zgjedhje të sigurojnë zgjedhje korrekte dhe demokratike dhe respektimin e Kushtetutës dhe ligjeve në Republikën e Maqedonisë. Në intervistë për MIA-n, ai potencoi se zgjedhjet e nesërme lokale janë kusht për përparim të mëtejshëm të vendit dhe se KSHZ-ja do të bëjë gjithçka për ditë të suksesshme zgjedhore.

“Në emrin e të gjithë anëtarëve të KSHZ-së, u bëj thirrje të gjithë pjesëmarrësve në zgjedhje, administratën zgjedhore, partitë politike, qytetarët, të sigurojnë zgjedhje korrekte dhe demokratike me respektimin e Kushtetutës dhe ligjeve në Republikën e Maqedonisë. Qytetarët e Republikës së Maqedonisë presin nga KSHZ-ja dhe nga administrata zgjedhore të sigurojnë zgjedhje korrekte dhe demokratike, të cilat janë kusht për përparim të mëtejshëm të Republikës së Maqedonisë”, tha Çiçakovski.

ДИК Чичаковски

Mund të premtojmë, tha Çiçakovski, se KSHZ-ja do të bëjë gjithçka që të kemi ditë të suksesshme zgjedhore.

“U bëj thirrje komisioneve zgjedhore komunale dhe këshillave zgjedhorë, e posaçërisht partive politike që t’i respektojnë të gjitha rregullat pozitive dhe të gjithë së bashku të sigurojmë vlerësime të shkëlqyeshme nga vëzhguesit ndërkombëtarë dhe të vendit për tërë procesin zgjedhor”, tha Çiçakovski.

KSHZ, sipas tij, i përfudoi të gjitha aktivitetet për përgatitje dhe organizimin e Zgjedhjeve lokale 2017.

“Në përgjithësi kanë përfunduar të gjitha aktivitetet që të sigurojmë zgjedhje korrekte dhe demokratike, zgjedhje në pajtim me Kodin zgjedhor dhe rregullativën tjetër pozitive në Republikën e Maqedonisë”, tha kryetari i KSHZ-së.

ДИК Чичаковски

Për Listën zgjedhore ai përsëriti se ajo paraqet bazë të mirë për zbatimin e zgjedhjeve kredibile dhe korrekte dhe se ajo është prodhim i kornizës ekzistuese juridike dhe shkallë ekzistuese e saktësisë së të dhënave të cilat janë marrë nga Ministria e Punëve të Brendshme, Drejtoria për udhëheqjen e librave amë, gjykatat themelore dhe institucionet tjera.

Numri i personave të paraqitur të sëmurë dhe të pamundur në krahasim me zgjedhjet lokale në vitin 2013 dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare është më i vogël, e kjo, sipas Çiçakovskit me siguri ka të bëjë me udhëzimin që KSHZ-ja e ka miratuar që para zgjedhjeve parlamentare.

“Është i dukshëm trendi se edhe në zgjedhjet e parakohshsme parlamentare edhe në këto zgjedhje ky numër po zvogëlohet. Ndoshta kjo është rezultat i udhëzimit që e kemi miratuar para zgjedhjeve parlamentare, ku saktësohet dispozita nga Kodi zgjedhor që ka të bëjë me mënyrën e miratimit të kërkesës për votim të personave të sëmurë dhe të pamundur”, tha Çiçakovski në intervistë për MIA-n, duke shtuar se ndoshta bëhet fjalë edhe për qasje të ndryshme të qytetarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button