Italianët gjejnë gjurmë të një afresku të Da Vinçit, të 1505-tës

Ekspertët italianë mendojnë se kanë gjetur gjurmë të një afresku të papërfunduar të gjeniut italian të Rilindjes, Leonardo da Vinçi, në Firence. Ata gjetën gjurmë të një pikture të zezë, të së njëjtës natyrë të përdorur për veprën “Mona Liza”, e njohur si “La Gioconda”.

Gjurmët janë gjetur me ndihmën e mikrokamerave që kalonin nëpërmjet një afresku të Giorgio Vasarit dhe që dekoronte një prej sallave kryesore të pallatit “Vecchio”, selia e Komunës së Firences.

Gjurmët e veprës “Beteja e Angiarit”, afresk i viteve 1505, që tregon për tmerret e luftës dhe për kalorësit e gjakosur, që Leonardo nuk pati kohë ta përfundonte, kishin humbur rreth fundit të shekullit  XVI, por ajo u bë e njohur, sepse artistë si Rubens patën kohën e mjaftueshme për t’u frymëzuar dhe për ta riprodhuar.

“Këto të dhëna janë shumë inkurajuese. Edhe pse ne jemi në fazën paraprake të kërkimeve dhe ka ende shumë punë për të bërë për zgjidhjen e këtij misteri, provat na sugjerojnë se ne po kërkojmë në vendin e duhur”, ka deklaruar profesori i historisë së artit, Maurizio Seracini, për mediet italiane.

Lajme të ngjashme

Back to top button