Në Tiranë dhe Elbasan mëngjesin e sotëm kanë nisur festimet për Ditën e Vërës

Në këtë qytet, që sot është kthyer në kryeqytetin e pranverës, bashkia ka organizuar një numër të madh aktivitetesh një prej të cilave është edhe parakalimi i karnavaleve një nga ngjarjet më tërheqëse më dhjetëra mijë pelegrinë të kësaj feste. 

Nxënës shkollash kanë parakaluar në një marshim me muzikë dhe kostume festivë, dukë i dhënë gjallëri rrugëve të qytetit të Elbasanit.

Organizatorët e kësaj ditë të shënuar për Elbasanin kanë menduar për të përhapur festën në çdo cep të qytetit që sot ka ditën më të bukur dhe të gjallë të tij.

                                                                                                                                                                                                                                                                   t.ch.

Lajme të ngjashme

Back to top button