Shkupit i erdhi amerikani Ty Harris, pritet edhe Nvinsieni
Skuadra e basketbollit Shkupi sot duhet të luajë ndeshjen e parë debutuese në Ligën e Parë të Maqedonisë, ndërsa derisa ekipi po përgatitet për udhëtimin e parë, në radhët e klubit nga Çairi ka arritur edhe përforcimi i parë nga Amerika. Bëhet fjalë për basketbollistin Ty Harris, i cili tani më është i njohur në elitën e basketbollit të Maqedonisë, pasi ka luajtur më parë për skuadrën e Best.
Basketbollisti 26 vjeçar Harris në kampionatin e Maqedonisë ka luajtur 21 ndeshje në sezonin 2015/16, duke qenë dhe lider i kampionatit me 20.7 pikë për ndeshje, ndërsa ai kishte të regjistruar edhe 4.7 kërcime, 3.2 dhe 1.6 topa të fituar.
Në njoftimin nga KB Shkupi është mësuar se së shpejti pritet edhe ardhja e basketbollistit tjetër amerikan, Xhjson Nvisieni për të cilin do të jetë paraqitje e parë në kampionatin e Maqedonisë. Nvisieni është 24 vjeçar që vlen për një basketbollist mjaft inteligjent, lojtar ekipor i cili ka aftësi të luajë në disa pozita dhe do të jetë mjaft i dobishëm për trajnerin Enver Miftari. /Portalb.mk/