KSHZ: Në qytetet tjera nga dy fletëvotime, shkupjanët do t’i kenë katër

Komisioni Shtetëror Zgjedhor i ka publikuar udhëzimet në lidhje me edukimin e votuesve për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen më 15 tetor, njofton Portalb.mk. Udhëzimet janë publikuar në 7 gjuhë, më poshtë mund t’i lexoni:

  1. Zgjedhësi, për ta realizuar të drejtën zgjedhore në Zgjedhjet lokale, që do të mbahen më 15 tetor 2017, në vendvotimin e tij mund të paraqitet vetëm njëherë.
  2. Zgjedhësi, për zgjedhjet lokale pranon dy fletëvotime (një për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit dhe një për zgjedhjen e Kryetarit të komunës). Në zgjedhjet lokale për Qytetin e Shkupit dhe komunave të Qytetit të Shkupit, zgjedhësi pranon katër fletëvotime (për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të komunës, për zgjedhjen e Kryetarit të komunës, për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Qytetit të Shkupit dhe për zgjedhjen e Kryetarit të komunës së Qytetit të Shkupit). Zgjedhësi, për votimin e zgjedhjeve lokale nënshkruhet në ekstraktin e Listës zgjedhore të dedikuar për zgjedhjet lokale.
  3. Fletëvotimi shkëputet nga blloku amë (koçani) sipas renditjes numerike, vuloset në anën e përparme dhe i jepet zgjedhësit.
  4. Votimi kryhet në mënyrë të fshehtë pas paravanit zgjedhor.
  5. Votimin për kryetar komune dhe kryetar komune për Qytetin e Shkupit, zgjedhësi e kryen në atë mënyrë duke e rrethuar numrin rendor para emrit dhe mbiemrit të kandidatit, ndërsa për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të komunës dhe Qytetit të Shkupit e rrethon numrin rendor para bartësit të listës për të cilën është përcaktuar.
  6. Zgjedhësi, fletëvotimin e palosur e lëshon në kutinë përkatëse të votimit.
  7. Votimi në emër të personit tjetër është i ndaluar, në përjashtim të rasteve të parashikuara në nenin 112 të Kodit zgjedhor dhe atë:
  8. Zgjedhësi i cili ka të meta fizike ose është analfabet dhe për këtë shkak nuk mund të votojë në mënyrën përcaktuar të Kodit zgjedhor, ka të drejtë që me vete të sjellë person, i cili do ti ndihmojë gjatë votimit. Personi i cili do ti ndihmojë personit tjetër gjatë votimit nuk guxon të jetë nga radhët e këshillit zgjedhor, përfaqësuesve të autorizuar të listave ose nga radhët e vëzhguesve. Personi që do ta ndihmojë nuk guxon të ndikojë në vendimmarrjen e votuesit, ndërsa gjatë votimit mund të ndihmojë, më së shumti, vetëm dy zgjedhësve të cilët janë me të meta fizike ose analfabetë. Votimi i këtij lloji shënohet në procesverbalin numër 16.
  9. Përfaqësuesit e autorizuar të parashtruesve të listave, vëzhguesit e autorizuar, anëtarët e organeve zgjedhore dhe zgjedhësit, për shkak të sigurimit të fshehtësisë së votimit, në ditën e votimit nuk guxojnë të përdorin telefona celularë, fotoaparate dhe mjete tjera për inçizimin e materialit zgjedhor dhe votuesit duke votuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button