Ahmeti: Në 2013 të mbështetëm për mos ta humbur Strugën, tani do masim forcat

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka zgjedhur Ladorishtën e Strugës që t’u përgjigjet akuzave të kreut të LR-PDSH-së, Ziadin Sela në adresë të partisë për shkak të kandidaturës së Ramiz Merko për postin e kryetarit të Strugës.

Ziadinit, tha kryetari Ahmeti, ia kam bërë me dije që para zgjedhjeve se këtu do t’i masim forcat.

“Më 2013, ju jeni të gjallë, kam ardhur këtu, jam shqetësuar më shumë se vet Ziadini që Strugën mos e humbim. Dhe, jam angazhuar me të gjitha ekipet e mia! Unë pas krahëve dhe pas shpine nuk i veproj kurkujt! Ziadinit i kam thënë: Në Strugë do matemi, do dalim në fushë të mejdanit, Dhe, këtë ia kam thënë para se të shpallen zgjedhjet!’- tha Ahmeti duke i rekomanduar kreut të Aleancës që të flasë me partitë e reja – le ta mbështesin, por ama të tërhiqet BDI-ja nga fronti dhe të lë anëtarësinë, kjo nuk vjen parasysh!

BDI-ja, tha Ahmeti ofron zotin Merko si zgjidhjen më të mirë për komunën e Strugës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button