Alarm për eksploziv në Tiranë
Policia e Tiranës është vënë në alarm pasi pronarja e një dyqani veshjesh ka kërkuar ndihmë në numrin e emergjencës, për një pako të dyshimtë pranë biznesit të saj, përcjell Top Channel.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10.37 dhe nga verifikimet paraprake rezulton se B.A, pronarja e një dyqani veshjesh kishte parë një pako në dukje eksploziv.
Është rrethuar vendi i ngjarjes dhe është njoftuar njësia antieksploziv.