Digjet automjeti i “Boki 13”
Në orët e hershme të mëngjesit, persona të panjohur e kanë djegur veturën private të shoumenit Bojan Stojanovski – “Boki 13”. Xhipi i tipit “BMV 5”, i cili është parkuar para shtëpisë së Boki 13, në lagjen Taftalixhe, person/a të panjohur e kanë lyer me benzinë rreth orës 2, ndërkaq më pas edhe e kanë djegur, njofton Portalb.mk.
Eksplodimi i fortë i ka zgjuar edhe fqinjët, ndërkaq ekipet e policisë kanë shkuar për në ekspertizë.
“Boki 13” e ka konfirmuar rastin për “Fokus”, duke thënë se automjeti tërësisht është shkatërruar, por nuk jep informata derisa hetimi të mbarojë.