Zeni Ballazhi nderohet me titullin, ‘Nder i Komunës së Osllomesë’

Nder i Komunës së Osllomesë’. Ky titull iu akordua sot Zeni Ballazhit, dizenjatorit të i cmimit i cili njëkohësisht është edhe dizenjatori i logos së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, u shpreh se do e ruajë me nder dhe krenari. Këtë eveniment e lartësuan edhe më shumë me prezencën e tyre artistët shqiptarë si Mirush Kabashi, Rexhep Çeliku dhe artistë të tjerë të trojeve tona. 

“Me duket se i kam 100 vjet, edhe pse jam në moshë të re. Nuk jam mësuar të marrë kësi cmimi, por e di se do e ruaj me cinizëm, iu faleminderit!”, tha Zeni Ballazhi, fituesi i çmimit.

Manifestimin e përshëndeti edhe kreu i BDI-së Ali Ahmeti, i cili me këtë rast uroi edhe mësuesit për ditën e tyre dhe profesionin e shenjtë që ushtrojnë. 

 

“Po në qytetin  e Kërçovës, kreu i BDI-së Ali Ahmeti së bashku me zv/ministrin e Arsimit dhe Shkencës Safet Neziri, morën pjesë në inaugurimin e objektit të ri të shkollës fillore ‘Sande Shterjoski’ ndërtimi i të cilës filloi në korrik të 2009. Në këtë shkollë mësojnë mbi 500 nxënës në gjithsej 16 paralele”, u shpreh Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

 

Qeveria e Maqedonisë siç jeni dëshmitarë dhe ju, është e angazhuar se si të krijojë kushte të favorshme për punë për mësimdhënës dhe nxënës në shkollat e vendit vetëm e vetëm që të sigurohet arsimin cilësor për nxënësit që nesër do të bëhen bartës të proceseve shoqërore në vend. Ndërtimi i objekteve të reja shkollore del nga investimet kapitale që janë kompetencë e ministrisë respektivisht nga programi i investimeve që caktohet në bazë të prioriteteve dhe nevojave që kanë vendbanimet në RM”, tha Safet Neziri, zv. min. MASH.

 

Drejtori i Shkollës Lulzim Mehmedi është shprehur i kënaqur që shkolla e tyre e re, po promovohet pikërisht në vitin festiv të 100 vjetorit të pavarësisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button