Kompanitë presin përmirësim të gjendjes ekonomike

Trendet negative dhe kriza këtë vit kanë lënë pasoja të caktuara, por kompanitë janë optimiste se situata dhe lëvizjet në ekonomi do të përmirësohen, është qëndrimi i Odës Ekonomike të Maqedonisë lidhur uljen e evidentuar prej 5,3 për qind të prodhimtarisë industriale në gusht të vitit 2017 krahasuar me gushtin e vitit 2016.

Siç deklaroi, Biljana Gjuriq, drejtoreshë e Odës, në mënyrë kumulative ka ulje minimale prej 0,1 për qind për tetë muaj, në miniera 1,1 për qind dhe në industrinë e përpunimit 1,3 për qind.

“Por, që të shqyrtohen trendet në ekonomi, është shumë i rëndësishëm segmenti i industrisë përpunues i cili në prodhimtarinë e përgjithshme industriale merr pjesë me 83 për qind. Në përgjithësi, për tetë muaj është vërejtur ulje në sektorin e Minierave, megjithatë këtu nuk ka asnjë element shqetësues. Bëhet fjalë për një mihje në REK “Bitola”. Situata zhvillohet në vazhdimësi dhe normalisht. Në industrinë e përpunimit, megjithatë, në sektorë është evidentuar ulje më e konsiderueshme në prodhimin e rrobave, në mënyrë kumulative 17 për qind, por sipas kompanive, në terren kjo ulje nuk është aq e madhe , sa tregojnë të dhënat”, theksoi Peeva Gjuriq duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button