Gjykata Themelore e Prishtinës liron Frashër Krasniqin

Gjykata Themelore në Prishtinë në seancën gjyqësore nuk ka pranuar kërkesën e Prokurorit për caktimin e masës së paraburgimit për deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, ka njoftuar përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, avokati i Krasniqit, Tomë Gashi, transmeton REL.

Krasniqi ishte ndaluar nga Policia e Kosovës pas përplasjes fizike me deputetin e Kuvendit të Kosovës nga Nisma për Kosovën, Milaim Zeka, gjatë një debati në një emision të drejtpërdrejtë, në një televizion vendor.

Avokati Gashi ka theksuar se Krasniqit “i është caktuar masa e ndalimit të ofrimit fizik të z. Milaim Zeka në Kuvend në distancë prej 5 m dhe jashtë Kuvendit në distancë prej 100 metra. Frashëri është liruar nga masa e arrestit të caktuar dy ditë më parë”.

Gashi, gjithashtu, ka njoftuar se ndaj Krasniqit do të zhvillohen hetime për lëndim të lehët trupor ndaj z. Zeka, ndërkaq që ky i fundit, do të hetohet për veprën penale “ të kanosjes ndaj deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi”.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. duhet MILAIM PIS ZEKA qe ti ndalohet pjesmarrja neper mediume , pasi qe eshte njeri ekstrem nxites konfliktuoz dhe kreten i papare edhe ate eshte deshmuar ne shume raste me shume njerez…

    Reply

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button