Kufje me flori dhe me çmim të palogjikshëm (Foto)

Në Mbretërinë e Bashkuar, kompania Ubisoft ka nxjerrë në shitje një palë kufje që kanë një çmim krejtësisht të paarsyeshëm për një pajisje të tillë, përcjell Top Channel.

Kufjet “wireless” kanë bateri që mbajnë 20 orë, kanë logon e video-lojës “Assassin’s Creed” të larë në flori dhe janë prodhuar nga artistët e argjendarisë Tournaire.

Nëse keni 50 000 euro tepër dhe mungesë totale logjike, mund t’i blini në Ubisoft Store.

Vetëm 10 kufje të tilla do të jenë të disponueshme për publikun dhe pranohen pagesat me kartë krediti, PayPal ose çek.

Në Mbretërinë e Bashkuar, kompania Ubisoft ka nxjerrë në shitje një palë kufje që kushtojnë 50 000 euro
Në Mbretërinë e Bashkuar, kompania Ubisoft ka nxjerrë në shitje një palë kufje që kushtojnë 50 000 euro

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button