Neziri:Angazhohem për zgjidhjen e problemeve të banorëve të Malësisë së Tetovës

Kandidati për kryetar komune nga radhët e partisë Aleanca për Shqiptarët, Adnan Neziri banorëve të Lisecit dhe Shipkovicës iu premtoi se si kryetar i ardhshëm i Komunës së Tetovës do të angazhohet për zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen banorët e Malësisë së Tetovës.

Ai premtoi investime në rrugë, shkolla, ujësjellës si dhe rregullimin e shtratit të lumit.

“Kemi paraparë rregullimin e rrugëve në dinamikë. Pasi ka nevojë si fshat për infrastrukturë, dhe në disa pjesë ndërtimin e kanalizimeve besoj se janë investime modeste por të arritshme dhe të mundshme dhe kuptohet që gjatë mandatit katërvjeçar, me një menaxhim të ndershëm pa korrupsion dhe keqpërdorime, do të angazhohemi me domosdoshmëri për një problem siç është shtrati i lumit që bëri probleme dhe dashtë Zoti kurrë mos përsëritet, por ne duhet të jemi të përgatitur. Nuk duhet t’i sanojmë problemet por duhet t’ menaxhojmë ato”, deklaroi Adnan Neziri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button