Zaev: Rritet përkrahja për vreshtarët dhe për të gjithë bujqit

Lideri i LSDM-së dhe kryeministri Zoran Zaev në tubimin në Negotinë vreshtarëve i premtoi ndihmë shtesë financiare nga dy denarë për çdo kilogram që ia dhanë kantinave të verës, ndërsa paralajmëroi edhe shpërblimin e prodhimtarisë cilësore, transmeton MIA.

Ai theksoi se nëse kandidati i LSDM-së dhe Koalicioni do të marrë përkrahjen e qytetarëve do ta zgjidhë problemin me furnizimin e ujit, se komuna do të jetë në shërbim të qytetarëve, ndërsa paralajmëroi edhe se garanton përkrahje nga pushteti qendror që ajo të stabilizohet dhe të ecë përpara. Premtoi edhe gasifikimin e Negotinës, modernizimin e shkollave, kopsht të ri për fëmijë…

Ai është i bindur që në Negotinë fitorja do të jetë bindshëm për LSDM-në dhe koalicionin dhe se kadidati i tyre do të fitojë që në raundin e parë. Duke u fokusuar edhe në kandidatët për kryetarë të komunave dhe për këshilltarë tha se ata janë ata që do t’i rregullojnë të gjitha padrejtësitë në tërë këtë periudhë.

Përkujtoi edhe në të gjitha ato që ka bërë Qeveria në periudhën e kaluar.

Në tubim u paraqitën edhe kandidatët për këshilltarë dhe kryetari i komunës Toni Delkov, i cili premtoi zgjidhje të problemit me  shtëpinë e lindjeve, ndërtimin e kopshtit të ri për fëmijë, zgjidhjen me mbeturinat komunale,rikonstruksionin e rrugëve, treg të mbyllur, hapësirë për parking, projekte për efikasitet më të madh energjitik…

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button