Shilegov: Do të jemi të hapur për të rinjtë dhe vendimet do t’i sjellim duke u konsultuar me ta

Kandidati për kryetar të LSDM-së për Qytetin e Shkupit, Petre Shilegov gjatë vizitës së sotme në komunën e Butelit paralajmëroi masa me të cilat të rinjtë do të kenë rol të rëndësishëm në jetën shoqërore.

“Unë dhe ekipi im si edhe administrata e qytetit të cilën do ta udhëheq, do të jemi të hapur për të rinjtë, ndërsa vendimet do t’i sjellim duke u konsultuar me ta. Për politikat e të rinjve, arsimin dhe institucionet e Kulturës do të formojmë këshill rinor të përbërë prej përfaqësuesve të organizatave të të rinjve, nxënësve dhe studentëve. Jemi duke investuar tek të rinjtë, jemi duke hapur qendra për fillimin dhe për zhvillimin e bizneseve dhe simulimin e hapjes së vendeve të punës përkatëse me ta”, deklaroi Shilegov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button