Masë për punë të dobishme komunale, 466 persona do të japin shërbime sociale për qytetarët

Në gjashtë muajt e ardhshëm 466 persona të papunë afatgjatë do të angazhohen të japin shërbime sociale për qytetarët në 39 komuna, përmes Programit “Punë e dobishme komunale” pjesë e planit të rishqyrtuar operativ qeveritar për punësim për vitin 2017.

Shërbime më të shpeshta të cilat do t’i japin këta persona, për çka kanë vizituar edhe trajnime më adekuate, janë kujdesi dhe mbështetja e personave të moshuar në kushte shtëpie, mbështetja e personave me aftësi të kufizuara, por sivjet për herë të parë përfshihen edhe asistentë edukatorë ose persona të cilët iu ndihmojnë personave me aftësi të kufizuara në procesin arsimor.

“Me punë të dobishme komunale arrihen dy qëllime, nga njëra anë nxitet punësimi i personave të papunë afatgjatë, ndërsa nga ana tjetër fillojnë serviset e caktuara sociale në nivel lokal të cilat komunat i  kanë identifikuar si të nevojshme për qytetarët”, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska,

Informoi se për këtë masë ndahen më shumë se 20 milionë denarë nga Buxheti i RM-së, ndërsa mjete shtesë ka siguruar UNDP-ja. Përmes saj do të angazhohen 466 qytetarë në 39 komuna të përzgjedhura, ndërsa sivjet ka 4 komuna të reja. Personat e angazhuar do të japin 102 shërbime sociale të cilat do të zbatohen me masën.

Ministrja theksoi se përfshirja e asistentëve arsimorë ose personat të cilët iu ndihmojnë personave me aftësi të kufizuara në procesin arsimor, shërbime, që, siç tha, shfrytëzojnë 140 persona në 18 komuna, por edhe dhënia e shërbimeve sociale, komunat do ta njohin si të dobishme dhe se do të vazhdojnë ta zhvillojnë edhe pas skadimit të zbatimit të kësaj mase.

Luiza Uinton nga UNDP-ja e ndan qëndrimin e ministres se arrihen dy qëllime me këtë masë, njëra që të punësohen personat e papunë afatgjatë, ndërsa nga ana tjetër të sigurohen edhe shërbime të cilat janë të nevojshme për personat nga grupet e margjinalizuara.

Në mënyrë shtesë, tha, me masën promovohet edhe barazia gjinore, sepse prej 75 deri në 80 për qind e personave të angazhuar në këtë masë janë gra, por edhe se me shërbimet sociale do të lehtësohet puna e grave në shtëpinë, e cila, siç tha, në pjesë të madhe bie në barë të tyre, siç është kujdesi për shtëpi, fëmijët, pleqtë ose për personat me aftësi të kufizuara.

Me masën, është planifikuar të përfshihen, gjegjësisht nevojat që shërbimet sociale t’i marrin rreth 8.000 persona në këto 39 komuna.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button