Turqia i hakmerret SHBA-ve, nuk e kthen pastorin amerikan
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se nuk do ta ekstradojë pastorin e burgosur amerikan në Turqi, Andrew Brunson, pasi Uashingtoni refuzon të ekstradojë klerikun turk, Fethullah Gulen, për të cilin Ankaraja beson të ketë qenë pjesë e tentimeve të dështuara për grushtshtet në Turqi.
Gjatë muajit maj, Shtëpia e Bardhë ka thënë se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump i ka kërkuar qeverisë turke ta kthejnë pastorin Brunson në SHBA.
Turqia e akuzon Gulenin për pjesëmarrje në tentimet për puç gjatë korrikut të vitit të kaluar.
Gulen i mohon akuzat.