Rusia kanoset me kundërmasa për Marrëveshjen për qiell të hapur

Rusia u kanos me kundërmasa ndaj SHBA-së në kontestin rreth Marrëveshjes për qiell të hapur, e cila këtyre vendeve u mundëson të kryejnë fluturime ushtarake përmes territoreve të tyre.

SHBA paraprakisht e akuzoi Rusinë se nuk e respekton marrëveshjen dhe u kanos se do të ndërmarrë masa të caktuara kundër Moskës, që do të thotë ndalesë për fluturime ushtarake ruse përmes territorit amerikan.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Sergej Rjabkov shfaqi shpresë për pakënaqësinë e Moskës për shkak të sjelljes së Uashingtonit ndaj kësaj marrëveshje.

Ai paralajmëroi se Moska do të ndërmarrë masa kundër SHBA-së si përgjigje ndaj sanksioneve amerikane. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button