Gratë saudite do të mund të ngasin makinën
Arabia Saudite do t’iu lejojë grave të ngasin makinën, raporton media shtetërore.
Mbreti Salman lëshoi dekretin që u lejon grave të marrin lejen e vozitjes.
Arabia Saudite është vendi i vetëm në botë që i ka ndaluar gratë të vozisin, transmeton REL.
Grupet e të drejtave të njeriut kanë bërë fushatë me vite, për të ndryshuar këtë praktikë.
Dekreti i Mbretit Salman parasheh që vendimi të hyjë në fuqi deri në qershor të vitit 2018.