Kandidatët për kryetar të komunës së Tetovës nënshkruan kodin për zgjedhje të lira
Zgjedhjet të cilat janë korrekte dhe demokratike dhe i respektojn parimet e demokracisë dhe qeverisjes së mirëfiltë kontribuojnë në zhvillimin e vendit.
Kandidatët për kryetar komune, Teuta Arifi nga BDI, Adnan Neziri nga Aleanca për Shqiptarët, Bilal Kasami i Besës, Bardhyl Dauti i PDSH-së dhe kandidati i VMRO-DPMNE-së, nënshrkuan deklaratën.
Pjesëmarrësit me këtë Kodeks në Zgjedhjet Lokale obligohen dhe i premtojnë njëri tjetrit dhe gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, se do ti përmbahen dhe në mënyrë aktive do ti promovojnë parimet për zgjedhje korrekte dhe demokratike. Pjesëmarrësit në zgjedhje me nënshkrimin e Kodeksit në mënyrë të qartë shfaqin vullnetin për respektimin e të drejtës zgjedhore e cila është e barabartë,e përgjithshme dhe realizohet në zgjedhje të lira me votim të fshehtë.