OBSH: Bota mbetet pa antibiotikë efikas, infeksionet janë më rezistuese

Në botë mungojnë antibiotikë efikas për shkak të rezistencës së rritur të sëmundjeve ndaj ilaçeve, kumtoi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

OBSH-ja paralajmëron se nuk ka antibiotikë të mjaftueshëm, zhvillimi i të cilëve është në vijim, që të mund të mjekohen infeksionet më rezistuese, siç është tuberkulozi, prej të cilit vdesin pothuajse 250.000 njerëz në vit.

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adnan Hebreus deklaroi se rezistenca antimikrob është “rast urgjent me përmasa botërore”, i cili seriozisht do ta rrezikojë progresin e mjekësisë moderne.

“Urgjentisht duhet investim më i madh për hulumtim dhe zhvillim në sferën e trajtimit të infeksioneve rezistuese ndaj antibiotikëve, përfshirë edhe tuberkulozin. Në të kundërtën, do të kthehemi në kohën kur njerëzit frikësoheshin nga infeksionet e zakonshme dhe do të jetë e rrezikshme njeriu t’i ekspozohet intervenimit të vogël kirurgjikal”, tha Hebrejezus.

Nga OBSH-ja kumtuan se ka 12-të klasa të patogjeneve të cilat janë përgjegjëse për infeksionet e zakonshme, siç janë infeksionet në mushkëri apo infeksionet e traktit urinar, të cilat janë më tepër rezistuese ndaj antibiotikëve aktual.

Prej 51 ilaçeve të reja, të cilat aktualisht zhvillohen, OBSH vetëm tetë i vlerësoi si inovacion në trajtim

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button