Me këto numra do të mund t’i votoni partitë në zgjedhjet lokale

Përfaqësuesit zyrtar në seancën e KSHZ-së sot kanë hedhur shortin me numrat e renditjes në fletëvotimeve të partive politike në zgjedhjet lokale të 15 tetorit, njofton Portalb.mk.

Më poshtë mund t’i shihni numrat:

  • LSDM – 19
  • VMRO-DPMNE – 7
  • Bashkimi Demokratik për Integrim – 3
  • Lëvizja BESA 14
  • Aleanca për Shqiptarët  – 9
  • RDK dhe UNITETI – 2,
  • Lëvizja e Turqve – 8
  • Partia Demokratike Shqiptare – 15
  • Partia Demokratike e Turqve të Maqedonisë – 11
  • Levica “E Majta” – 16
  • Partia për Prosperitet Demokratik – 17
  • PSDM – 1
  • BDI, BESA dhe Aleanca për Shqiptarët në Ohër dhe Manastir do të jenë me numrin 4

Brenda datës 21 shtator, megjithatë, Komisionet Komunale Zgjedhore duhet t’i publikojnë listat e kandidatëve për anëtarë të këshillit dhe për kryetar komunash. Në këto komuna në të cilat të paktën 20 për qind nga qytetarët e flasin gjuhën zyrtare të ndryshme nga ajo maqedonase, publikohen krahas gjuhës maqedonase dhe shkrimin e saj cirilik, edhe në gjuhën zyrtare dhe shkrimin që e përdorin qytetarët në atë komunë.

Nesër (19 shtator) përfundon edhe afati prej pesë ditëve kur partitë politike mund të dorëzojnë kërkesë për regjistrim, plotësim ose fshirje të të dhënave nga Lista Zgjedhore. Listën Zgjedhore në të cilën janë bërë të gjitha ndryshimet të shtypura në formë certifikate,  KSHZ-ja e mbyll më së voni deri më 24 shtator. KSHZ-ja e nënshkruan Listën Zgjedhore dhe certifikatat në të, më së voni deri më 29 shtator.

Zgjedhjet e gjashta lokale në Maqedoni janë caktuar për më 15 tetor, ndërsa do të zbatohen në 3.480 vendvotime në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit. Fushata zgjedhore do të fillojë më 25 shtator në mesnatë dhe do të përfundojë më 13 tetor. Raundi i dytë i zgjedhjeve është caktuar dy javë më vonë, më 29 tetor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button