Mekalister: Anëtarësimi i Serbisë në BE varet nga marrëdhëniet e mira me Prishtinën

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Dejvid Mekalister deklaroi se negociatat për anëtarësimin e Serbisë në BE kërkojnë lëvizje të vazhdueshme drejt marrëdhënieve më të mira me Kosovën, ndërsa ky proces duhet gradualisht të çojë drejt normalizimit të marrëdhënieve midis dy palëve, me atë që do të mund t’i realizojnë të drejtat e tyre dhe t’i përmbushin obligimet e tyre.

“Normalizimi i marrëdhënieve duhet të jetë në dobi të shtetasve të Serbisë dhe Kosovës dhe kjo është me rëndësi esenciale për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon”, theksoi Mekalister, duke e përshëndetur iniciativën e presidentit serb Aleksandar Vuçiq për lëvizjen e dialogut për këtë çështje.

Raportuesi i PE-së për Serbinë theksoi se BE-ja nuk do t’u bëjë presion as Beogradit, e as Prishtinës që të ndërmarrin iniciativë, duke vlerësuar se “një normalizim i qëndrueshëm i marrëdhënieve asnjëherë nuk do të arrihet me forcë, por vetëm me pajtueshmëri nga të dyja palët”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button